Lidhje

Parlamenti miraton ligjin për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorinë


Parlamenti shqiptar miratoi sot me shumicë dërrmuese votash, falë një konsensusi mes dy partive më të mëdha, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligjin e ri për Prokurorinë.

Ndryshimet në kodin zgjedhor u kërkuan nga presidenti Bamir Topi, i cili e kishte të pamundur dekretimin e datës së zgjedhjeve sipas afateve të parashikuara në kod. Socialistët të cilët hodhën poshtë kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rishikim edhe të aspekteve të tjera të kodit, kërkuan me ngulm miratimn e shpejtë dhe kërcënuan me mospjesmarrje në votimet e parlamentit. Javën e shkuar komisioni i reformës zgjedhore kaloi një dispozitë tranzistore , të vlefshme vetëm për zgjedhjet e 2009, sipas të cilës kreu i shtetit dekreton datën e zgjedhjeve brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e kodit. Zgjedhjet e ardhme pritet të mbahen më 21 ose 28 qershor dhe dekretimi i tyre parashikohet të bëhet në muajin janar. Ndryshimet moren 116 vota në favor.

Pothuajse me të njejtën shumicë votash kaloi dhe ligji i prokurorisë. Opozita dha konsensusin e saj që javën e shkuar pasi projekti i dorezuar nga qeveria kishte marrë parasysh të gjitha vërejtjet e misioneve amerikane dhe europiane te asistencës juridike. Ligji i ri u mbështet edhe nga shoqata e prokurorëve dhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila megjithatë kishte vërejtje për dy pika të projektit që lidheshin me mbrojtjen e prokurorëve dhe procedurave të inspektimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. //rd//

XS
SM
MD
LG