Lidhje

Ukraina premton t'i paguaj borxhin Gazpromit


Një zëdhënës i kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë thotë se firma e tij do të paguajë menjëherë borxhin që i ka rusisë për gazin natyror tashmë të transportuar.

Zyrtari tha se Ukraina do të pagua gati 2 miliardë dollarë për të mbuluar furnizimet me gas në nëntor dhe dhjetor. Ai tha se paratë do të transferohen sot.

Autoritetet ukrainase thanë se do të grumbullojnë fonde përmes huave nga dy banka shtetërore.

Më parë, shefi i Gazpromit rus tha se kompania ka krijuar një qendër të operacioneve për të zbatuar ndërprerjen e furnizimeve në se Ukraina nuk paguan borxhet para ditës së vitit të ri.

Një zëdhënës i Gazpromit tha se firma po bisedon me zyrtarët ukrainas për të arritur një marrëveshje të minutës së fundit.

Gazprom kërkon gjithashtu të dyfishojë pagesat për gazin në Ukrainë në 418 dollarë për një mijë metra kubë gaz për vitin e ardhsëm – gati njësoj sa paguajnë vendet e tjera evropiane.

XS
SM
MD
LG