Lidhje

Fillon likuidimi i firmës piramidale Madof


Zyrtarët mund të fillojnë tani të shesin pjesë të firmës së investimeve të Bernard Medoff në përpjekje për të nxjerrë ca nga paratë e investitorëve të mashtruar.

Një gjykatës i gjykatës amerikanë të falimentimit miratoi sot përdorimin e 28 milion dollarëve për të mbuluar rrogat e punonjësve dhe shpenzime të tjera.

Autoritetet arrestuan pronarin e firmës, Bernard Medof, në fillim të këtij muaji dhe e akuzuan atë për mashtrim. Prokurorët thonë se Madof kishte vjedhur rreth 50 miliard dollarë nga klientë në të gjithë botën në duke krijuar një skemë të madhe piramidale.

Anëtari i bordit drejtues Irvin Pikard po përpiqet të mbledhë sa më shumë para të jetë e mundur për t’ia rikthyer kreditorëve të firmës së falimentuar të investimeve.

Dokumentat e gjykatës tregojnë se Banka e Nju Jorkut e Korporatës Mellon ka rënë dakort t’i traferojë paratë dhe ia ka kthyer tashmë më shumë se 880 mijë dollarë anëtarit të bordit drejtues.

XS
SM
MD
LG