Lidhje

Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës


Autoritetet në Rripin e Gazës thonë se 10 vetë kanë humbur jetën nga avionë luftarakë izraelitë sot në mëngjes, ndërsa sulmet izraelite kundër objekteve palestinezë kanë hyrë në ditën e katërt radhazi.

Zyrtarët thanë se sulmet shkatërruan 5 godina qeveritare të Hamasit përfshirë një godinë të Universitetit Islamik. Edhe disa objekte sigurie palestineze u rrafshuan gjatë sulmeve.
Zyrtarët palestinezë thanë se tre ditë sulmesh ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 345 vetë, shumica militantë të Hamasit.

Një agjenci ndihmash e OKB-së në Gazë, thotë se mjekët palestinezë kanë njoftuar për vdekjen e 57 civilëve. Megjithë sulmet ajrore, militantë palestinezë kanë hedhur që dje 12 raketa dhe mortaja drejt Izraelit, duke vrarë të paktën katër vetë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha dje se vendi i tij është në luftë të hapur me Hamasin.//lk

XS
SM
MD
LG