Lidhje

SHBA: Gjendja në tregun e shtëpive dëmton më tej ekonominë


Ekonomia amerikane në vështirësi po dëmtohet edhe më tej nga tregu i shtëpive.

Një indeks i vëzhguar nga afër tregon se çmimet e shtëpive në 20 qytetet kryesore amerikane ranë 18 përqind në tetor.

Çmimet e shtëpive në Shtetet e Bashkuara kanë rënë tani në nivelin e marsit të vitit 2004.

Disa ekonomistë thonë se tregu i dëmtuar i shtëpive është në qëndër të krizës ekonomike të vendit dhe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të dalin nga recesioni derisa ky treg të mëkëmbet.

Ndërkohë çmimet e ulura që nga rrobat tek pajisjet elektronike nuk po mjaftojnë për të shtuar besimin e konsumatorëve.

Një grup i tregëtisë tha sot se shitjet për javën e kaluar ranë gati 2 përqind krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu indeksi i besimit të konsumatorëve ra në nivelin më të ulët në dhjetor.//kk//

XS
SM
MD
LG