Lidhje

Digjet makina e gazetarit të "Temës" Mero Baze


Në orët e para të mëngjesit të sotëm automjeti i botuesit të gazetës Tema, Mero Baze, njëkohësisht dhe autor i një emisioni politik, u dogj dhe më pas shpërtheu poshtë pallatit ku banon zoti Baze.

Botuesi i gazetës Tema, ish korrespondent i Zërit të Amerikës në Tiranë, i njohur për pozicionin e tij kritik ndaj qeverisë e konsideroi ngjarjen një akt të rëndë shantazhi mbi të dhe familjen e tij për shkak të profesionit si gazetar.

Edhe Unioni i Gazetarëve tha në një deklaratë të lëshuar sot paradite se për shumëkënd ky akt mund të konsiderohet i qëllimshëm.

Gazeta Tema u përfshi në fillim të këtij muaji në një përplasje direkte me qeverinë pas vendimit të kësaj të fundit për të prishur një kontratë investimi të lidhur me shoqërinë e drejtuar nga zoti Baze, e cila kishte marrë me qera një ndërtesë ku kishte vendosur shtypshkronjën e saj në bazë të një marrëdhënieje të rregullt juridike.

Gazetës Tema tashmë i kërkohet të lëshojë ambientet ku janë bërtë investime në shuma të konsiderueshme. Policia e cila shkoi mbrëmë në vendngjarje nga ana e saj tha se ekspertët e saj po punojnë mbi disa pista hetimi.

Mbi këtë ngjarje reagoi edhe Partia Socialiste sipas së cilës ngjarja është një zhvillim dramatik mes kryeministrit Sali Berisha dhe një gazetari i cili sipas saj është ndër denoncuesit kryesorë të aferave korruptive të qeverisë.//ii

XS
SM
MD
LG