Lidhje

NASA nxjerr raport për tragjedinë e Kolumbias


Agjencia amerikane e hapësirës tha se siguria e pajisjeve të përdorura në bordin e anijes Kolumbia në vitin 2003 nuk mbrojti ekuipazhin në incidentin gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Në një raport prej 700 faqesh, Nasa e quan incidentin një traumë vdekjeprurëse. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit u vranë përfshirë astronautin e parë nga Izraeli dhe një tjetër me origjinë indiane.

Raporti thotë se nuk është e qartë në se astronautët pësuan vdekje të menjëhershme apo ishin në gjendje kome për shkak të mungesës së presionit atmosferik para se forca e rrotullimit të anijes ti vriste ata.

Hetuesi i incidentit kërkoi që të gjithë hartuesit e anijeve të hapësirës të mësojnë nga problemet e identifikuara në raport për të mënjanuar dështime në të ardhmen. //kk//

XS
SM
MD
LG