Lidhje

Viti 2008 shënoi rënie në ekonominë botërore


Tregjet e aksioneve në mbarë botën pësuan humbje të rënda këtë vit ndërsa ekonomia globale vazhdon të ngadalësohet.

Rusia ishte mes vendeve më të dëmtuara. Indeksi i bursës ruse humbi 72 përqind të vlerës gjatë 2008ës, rënia më e madhe në 10 vjet.

Tregjet në Azi pësuan gjithashtu humbje. Indeksi i Shangait ra 65 përqind këtë vit. Tregjet në Hong Kong, Indi, Singapor dhe Tailandë ranë 50 përqind.

Tregjet amerikane mund të humbasin 40 përqind të vlerës.

Çmimet e naftës kanë rënë gati 60 përqind këtë vit ndërsa rënia ekonomike pakësoi kërkesën.

Qeveritë në mbarë botën kanë marrë masa për të lehtësuar ndikimin e krizës dhe shpresojnë ta bëjnë 2009ën një vit më të mbarë.//mm//

XS
SM
MD
LG