Lidhje

Burimet alternative të energjisë dhe mjedisi



Në Uashington, grupet për mbrojtjen e mjedisit dhe organizatat që mbështesin përdorimin e energjisë alternative kanë paraqitur rekomandime për transformimin e Shteteve të Bashkuara në një vend që përdor me eficientë energjinë, në një takim që mbajtën këto ditë në Uashington.

Banesat e subvencionuara dhe ndërtesat qeveritare konsumojnë një sasi të madhe të energjisë në Shtetet e Bashkuara dhe janë një nga faktorët e ndotjes së mjedisit, kryesisht sepse nuk janë të izoluara, të projektuara dhe të lidhura si duhet me rrjetin shpërndarës.

Katër grupe të mëdha të mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve alternative të energjisë kanë paraqitur një plan të ri, për të cilin thonë se do të stimulojë ekonominë, do të krijojë vende pune në sektorin e energjisë alternative dhe do të ulë nivelin e ngrohjes globale.

Kateri Kallahen, e cila drejton Aleancën për Kursimin e Energjisë, thotë se Shtetet e Bashkuara janë përdoruesi më i madh i energjisë dhe vendi më efiçient në përdorimin e saj mes vendeve në zhvillim.

“Energjia alternative është forma më pak e kushtueshme, më e shpejtë dhe më e pastër për shtimin e burimeve energjitike dhe njëkohësisht mënyra më pak e kushtueshme, më e shpejtë dhe më e pastër për të adresuar ndryshimet klimatike”.

Këto grupe që u takuan në Uashington theksuan nevojën për reformimin e kodeve elektrike dhe ndryshimin e regulloreve, si dhe nevojën për investimin e rreth 30 miliardë dollarëve për ri-instalimet në rreth dy milionë ndërtesa qeveritare dhe komerciale.

Pitër Lehner, drejtor i Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, thotë se shpërdorimi i energjisë është si ta kesh “xhepin të shpuar”.

“Ne mund të pakësojmë kërkesat për energji, duke eliminuar nevojën për 50 objekte mesatare të prodhimit të energjisë elektrike dhe kështu do të kursenim një shumë tepër të madhe parash”.

Po i këij mendimi është edhe Reid Ditçon, drejtor i Koalicionit të Energjisë së të Ardhmes.

“Nëse investojmë për të penguar humbjen e energjisë në ndërtesat ekzistuese, kjo do të thotë se nuk na duhet të ndërtojmë një tjetër objekt të prodhimit të energjisë”.

Në planin e këtyre grupeve përfshihet edhe prodhimi i orendive shtëpiake me energji alternative.

Tom Kuhn është president i Institutit Elektrik Edison, shoqatë e kompanive amerikane të elektrikut.

“Ne nuk po diskutojmë që njerëzit të mbeten pa energji apo të mos kenë komoditet, por për teknologji që do t’u jepnin mundësi njerëzve ta përdrnin enegjinë më me efikasitet”.

Grupet duan që administrata e ardhshme Obama të propozojë që energjia alternative të jetë zgjidhja e nevojave të popullatës për energji.

Këto grupe duan gjithashtu që Kongresi të përfshijë shumë nga propozimet e tyre në ligje.

XS
SM
MD
LG