Lidhje

Madof i paraqet gjykatës listën e investitorëve



Investitori i Uoll Stritit Bernard Madof, që akuzohet se ka mbledhur në një skemë piramidale 50 miliardë dollarë nga klientët në gjithë botën, përmbushi një afat të vendosur nga gjykata për të paraqitur një listë të pronave të tij.

Komisioni i Letrave me Vlerë konfirmoi dje se regullatorët federalë e kishin marrë listën, por agjencia nuk pranoi të jepte hollësi.

Informacioni mund të ndihmojë për të përcaktuar se çfarë sasie parash mund të arrijnë të marrin investitorët.

Autoritetet e kanë akuzuar Madofin për mashtrim përmes një skeme piramidale.

Në një zhvillim tjetër, hajdutët kthyen dje një statujë që i kishin vjedhur Madofit duke lënë një shënim, ku thuhej “T’i kthehet prona e vjedhur të zotit”.//rd//

XS
SM
MD
LG