Lidhje

Obama dhe familja e tij vijnë për të banuar në Uashington


Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe familja e tij do të vijnë këtë fundjavë për të banuar në Uashington pas përfundimit të pushimeve në Havai.

Familja Obama do të vendoset në një hotel eksluziv pranë Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që vajzat e tyre Malia dhe Sasha, do të fillojnë mësimet në një shkollë private të hënën. Familja do të banojë përkohësisht në hotelin historik Hay Adams.

Presidentët e zgjedhur amerikanë në pritje për të ardhur në Shtëpinë e Bardhë zakonisht banojnë në rezidencën e posaçme të quajtur Blair House, por administrata Bush thotë se kjo rezidencë ka qenë e prenotuar deri më 15 janar, 5 ditë para se zoti Obama të bëjë betimin si President.

Të mërkurën, zoti Obama do të marrë pjesë në një banket në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Bush dhe me ish presidentë të tjerë amerikanë. //ii

XS
SM
MD
LG