Lidhje

Izraeli sulmon objektivat e Hamasit për të gjashtën ditë


Avionët izraelitë sulmuan objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës për të gjashtën ditë, duke shkatërruar ndërtesa qeveritare dhe vrarë një drejtues të lartë.

Hamasi tha se Nizar Rajan u vra nga një sulm ajror në shtëpinë e tij në kampin Xhabalia të refugjatëve në Gazën veriore. Ai kishte lidhje të ngushta me krahun e armatosur të Hamasit dhe ishte një mbrojtës i hapur i sulmeve vetvrasëse kundër Izraelit.

Kjo besohet të jetë hera e parë që Izraeli ve në shënjestër një anëtar të lartë të Hamasit gjatë konfliktit të tanishëm.

Burimet palestineze thanë se katër persona u vranë në sulmin ajror përfshi anëtarë të familjes Rajan.

Raketat izraelite nga ajri dhe deti sot goditën ndërtesën e parlamentit të Hamasit dhe ministritë. Hamasi nga ana e tij ka hedhur raketa thellë në territorin izraelit.

Ndërkohë zyrtarët izraelitë po debatojnë sot mbi dërgimin e trupave tokësore në Gazë ndërkohë që forcat dhe tanket po grumbullohen përgjatë kufirit. //ii

XS
SM
MD
LG