Lidhje

Çështja Fazlliç: Intervistë me avokatin Genc Gjokutaj


Në Uashington ndodhet avokati Genc Gjokutaj, i cili mbron klientin e tij, biznesmenin Damir Fazlliç. Ndaj zotit Fazlliç janë ngritur dyshime për transaksione të paligjshme në Shqipëri, që sipas prokurorëve mund të jenë pastrim parash. Në një intervistë gjatë programit televiziv Ditari, zoti Gjokutaj komentoi lidhur me çështjen dhe tha se akuzat e prokurorisë janë plotësisht të pavlefshme. Këtë fakt, tha zoti Gjokutaj, e tregoi edhe vendimi i gjykatës për heqjen e sekuestros ndaj pronave të zotit Fazlliç në Shqipëri. Ndërkohë, prokurorët vazhdojnë hetimet rreth çështjes.

XS
SM
MD
LG