Lidhje

Obama, Pelosi takim për paketën e stimulimit të ekonomisë


Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, pritet të takohen të hënën për të diskutuar rreth një plani për stimulimin e ekonomisë.

Sipas burimeve politike, ata do të disskutojnë për madhësinë dhe kohën e miratimit të paketës ekonomike, e cila synon ndër të tjera të krijojë vende pune dhe të shtojë investimet në bizneset amerikane.

Sipas gazetës The Washington Post, zonja Pelozi ka thënë se ajo kërkon që paketa të jetë gati për t'u miratuar nga zoti Obama kur ai të marrë detyrën më 20 janar. Paketa e re ekonomike pritet të jetë 675 deri në 775 miliardë dollarë. Gjatë këtyre ditëve, zoti Obama dhe familja e tij pritet të vendosen në Uashington. Të premten familja Obama u kthye në Çikgo pas pushimit 12 ditor në ishujt Havai. //rd//

XS
SM
MD
LG