Lidhje

Zgjerohen protestat kundër bombardimeve në Gaza


Protesta masive po zhvillohen në kryeqytete të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe në botë, duke dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës të kontrolluar nga lëvizja Hamas.

Mijëra palestinezë u mblodhën në Rramallah duke hedhur parulla në solidaritet me bashkëatdhetarët e tyre të Gazës, ndërsa forcat izraelite janë vendosur në gjendje gadishmërie në Bregun Perëndimor.

Izraeli e ka bllokuar Bregun Perëndimor për një periudhë 48 orëshe, duke ndaluar lëvizjet në territorin e pushtuar palestinez, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në Egjipt qindra forca policore u dërguan në dy xhami të kajros për të bllokuar protestat e planifikuara në mbështetje të Gazës. Mijëra besimtarë marshuan sot në Damask dhe në Teheran pas lutjeve të mëngjesit duke hedhur parulla Vdekje Izraelit. //rd//

XS
SM
MD
LG