Lidhje

Izraeli vazhdon ofensivën kundër Hamasit në  Rripin e Gazës



Izareli po vazhdon ofensivën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës, mes thirrjeve për hakmarrje nga grupi palestinez, për vrasjen e njërit prej udhëheqësve të tij kryesorë. Avionët izraelitë shkatërruan sot ndërtesa, që dyshohen se i përkasin miliantëve të Hamasit dhe një xhami në Gazën veriore. Zyrtarët izraelitë thonë se xhamia ishte përdorur për të mbajtur raketa dhe armë të tjera.

Shtëpitë e zyrtarëve të lartë të Hamasit ishin mes objektivave të goditjeve ajrore.

Zyrtarët e spitaleve thonë se një nga sulmet ajrore vrau tre fëmijë që po luanin në një rrugë në Gazë.

Ndërkohë, trupat dhe tanket izraelite mbeten të grumbulluara në kufirin e Gazës duke u përgatitur për një ndërhyrje të mundshme nga toka.

Hamasi është zotuar se do të hakmerret pasi një sulm ajror izraelit vrau klerikun Nizar Rayan, një nga drejtuesit e pare te larte te Hamasit që vdes nga sulmet e tanishme.

//rd//

XS
SM
MD
LG