Lidhje

Ukraina paralajmëron ndërprerje të gazit në Evropë


Një zyrtar i lartë ukrainas paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje serioze të furnizimit me energji në Evropë gjatë dy javëve të ardhshme, derisa Rusia të rrisë nivelin e shpërndarjes së gazit.

Rusia ndërpreu gazin për Ukrainën ditën e enjte, mbas mosmarrëveshjes të gjatë mes dy vendeve për çështjen e gazit. Por Moska vazhdon të dërgojë gaz për klientët e saj në Europën Perëndimore përmes Ukrainës.

Bogdan Sokolovski, një këshilltar ekonomik për presidentin ukrainas Viktor Jushçenko tha sot se ulja e nivelit të gazit do të thotë që shumë shpejt nuk do të ketë fuqi të mjaftueshme nëpër tubacione që të vazhdojë rrjedhja e gazit përmes tyre.

Ndërkaq, firma ruse e gazit e drejtuar nga shteti, Gazprom, po akuzon Ukrainën se po ndërpret gazin që është për Europën.

Zëvendës shefi i Gazpromit, Aleksandër Medvedev u tha sot gazetarëve në Pragë, se Ukraina po vjedh rreth 35 milionë metra kub nga gazi rus çdo ditë.

Ukraina ka mohuar me forcë akuzën se po vjedh gaz, duke shtuar se Rusia ka pakësuar shpërndarjen e gazit.//ii

XS
SM
MD
LG