Lidhje

Shqipëri: Zona veriore bllokohet nga bora


E gjithe zona veriore e Shqipërise po përballet, gjatë oreve të fundit, me nje situate te renduar, te krijuar nga rreshjet e medha te debores dhe ngricat.

Veçanërisht e renduar eshte gjendja ne komunat e largeta malore, te cilat jane izoluar, per shkak te pamundesise se cbllokimit te rrugeve nga debora.

Autoritetet vendore po punojne per ter mbajtur te hapura, veçanërisht rruget kombetare, qe lidhin rrethet veriore me pjesen tjeter te vendit dhe me Kosoven.

Kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar Ministrise së Brendeshme, asaj të Punëve Publike dhe Ministrisë së Mbrojtjes qe te ndërmarrin veprimet e nevojshme per te garantuar kalimin ne akset kombetare dhe t'u ofrojne ndihmen e nevojshme komunave te bllokuara nga debora.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha urdheroi forcat policore te nderhyrjes se shpejte, ato te xhenjos si dhe te emergjencave civile qe te vendosen ne zonat e bllokuara nga debora dhe akset komnbetare per te siguruar levizjen e lire te automjeteve.

XS
SM
MD
LG