Lidhje

E ardhmja e Krofordit të Teksasit, qyteti i presidentit Bush


Megjithëse vemendja e shumicës së amerikanëve është përqendruar këto ditë në Uashington, ku do të bëhet kalimi nga njëra administratë në tjetrën, largimi i pritshëm i Presidentit Bush nga Shtëpia e Bardhë po ndikon drejtpërdrejt mbi një qytet që ndodhet shumë larg nga kryeqyteti i vendit. Për 8 vjet me radhë, Kroford-i i Teksasit ka qenë në qendër të vemendjes sepse atje Presidenti Bush ka një fermë.

Këto ditë, makinat e pakta që shikon në rrugën kryesore të Krofordit janë më tepër të banorëve lokalë.

Imazhi i Presidentit Bush është ende i pranishëm në këtë kafene por ata që hanë drekën këtu nuk e kanë më të vështirë të gjejnë tavolina bosh sepse turistët nuk po vijnë më.

Disa persona këtu e shohin Presidentin Bush si njeriun i cili i dha emër qytetit të vogël Kroford. Zoti Bush vazhdon të jetë mjaft popullor në këto anë.

Por gjatë vitit të fundit, popullariteti i tij në vend ka rënë dhe bashkë me të edhe numri i vizitorëve të këtushëm.

Lindon Lynch, i cili punon në një gurore thotë se nuk bëhet merak që Krofordi nuk është më “Shtëpia e Bardhë e Perëndimit”, siç njihej deri tani.

"Nuk e di nëse do të ndryshojë shumë. Por këto dy vitet e fundit më duket se ka patur një farë ngadalësimi." - thotë ai

Edhe protestuesit kundër luftës nuk i gjen më këtu. Disa vjet më parë, ata kishin ngritur Shtëpinë e Paqes, pak kilometra larg fermës së Presidentit Bush.

Lindon Lynch ashtu si shumë banorë të tjerë e pëlqente ardhjen e turistëve por nuk i interesonin dhe aq shumë ata që vinin për të protestuar.

"Për sa kohë që nuk kishte protestues, ardhja e turistëve ishte gjë e mirë për biznesin. Por kur vinin protestuesit, kjo krijonte probleme."

Një nga dyqanet që vazhdon të qendrojë hapur është ai me emrin Red Bull, një dyqan suveniresh me pronare zonjën Raidean Damon.

"Kur Presidenti Bush vinte këtu, për ne ai ishte jo thjesht president por edhe komshi." - thotë ajo

Dyqani mbahet gjallë me klientë që vijnë këtu herë pas here.

Zonja Damon thotë se vendimi i zotit Bush për të blerë shtëpi në Dallas e ul mjaft rolin e qytetit Kroford.

Por ajo shpreson se çifti Bush do të vijë edhe këtu herë pas here pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë kështu që biznesi nuk do të mbyllet fare.

Por Krofordi do të vazhdojë të ekzistojë. Stili rural i jetesës i cili tërhoqi këtu familjen Bush vazhdon të tërheqë edhe familje të tjera nga qytete më të mëdha, të cilat sipas saj, janë të interesuara në vlerat e forta familjare që ofron Krofordi.//mm//


XS
SM
MD
LG