Lidhje

NASA feston 5 vjetorin e dërgimit të robotit të parë në Mars


Agjencia amerikane e hapësirës NASA shënoi 5-vjetorin e uljes së robotit Spirit në Mars që nga hera e parë që ky robot preku planetin e kuq me 3 janar 2004.

Roboti Opportunity u ul në Mars 21 ditë më vonë. Dy robotët ishin parashikuar të funksiononin vetëm për tre muaj në mjedisin e ashpër të planetit Mars, por ata ende vazhdojnë të funksionojnë dhe transmetojnë të dhëna tek shkencëtarët në tokë.

Administratorët e misionit thonë se dy robotët kanë përshkuar më se 21 kilometra nëpër planetin Mars dhe kanë dërguar rreth 250 mijë imazhe në tokë.

NASA thotë se robotët mund të prishen papritur, megjithatë shkencëtarët vazhdojnë të bëjnë plane për eksplorime të tjera në të ardhmen./mm//

XS
SM
MD
LG