Lidhje

Mustafa: Arrestimi i shqiptarëve të Preshevës u krye për  motive etnike


Më 26 dhjetor forcat serbe arrestuan 10 shqiptarë të Luginës së Preshevës, nëjug të Serbisë, zonë e banuar me shumicë shqiptare, nën dyshimet, se si ish-pjesëtarë të UÇK-së, janë përfshirë në vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve, mes qershorit dhe tetorit të vitit 1999. Të arrestuarit u transferuan më pas në Beograd, ku gjykata e atjeshme për krimet e luftës urdhëroi që shqiptarët të mbahen nnë arrest për 30 ditë, ndërkohë që autoritetet hetojnë dyshimet ndaj tyre. Arrestimet nxitën regime në Luginën e Preshevës, ato u dënuan edhe nga Prishtina, ku përfaqësuesit politikë thanë se ky veprim synon të provokojë Kosovën, e cila ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë. Shqetësim shprehu edhe Tirana zyrtare, që u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare ta vëzhgojnë situatën në Luginën e Preshevës. Për të biseduar lidhur me këtë çështje Zëri i Amerikës intervistoi në programin televiziv "Ditari" Kryetarin e Asamblesë Komunale të Preshevës, zotin Ragmi Mustafa.

XS
SM
MD
LG