Lidhje

Serbia proteston tek OKB-ja dhe BE-ja për Veriun e Kosovës


Presidenti i Serbisë ka protestuar tek Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për masa të pamjaftueshme mbrojtëse në Kosovën veriore.

Presidenti Boris Tadic e quajti të pamjaftueshëm përgjigjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë ndaj incidenteve të dhunshme të kohëve të fundit, përfshirë dy shpërthime natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna që shkaktuan plagosjen e të paktën gjashtë zjarrfikësve në Mitrovicë.

Shpërthimet pasuan plagosjen e një serbi në një incident me thikë në fillim të javës së kaluar. //kk//

XS
SM
MD
LG