Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama mbërrin në Uashington


Presidenti i zgjedhur Barak Obama nuk është më banor i Çikagos. Ai mbërriti në Uashington dje në mbrëmje, për t’u bashkuar me familjen e tij.

Zoti Obama u tha gazetarëve se u emocionua para se të largohej nga shtëpia e tij e zbrazët në Çikago, duke shfletuar një album me fotografi të Malias dhe një shoqeje të saj.

Gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha mbërritën në Uashington të shtunën. Vajzat fillojnë shkojnë sot për herë të parë në shkollën private Sidwell Friends.

Rreth 100 vetë dolën për të përshëndetur presidentin e zgjedhur kur mbërriti në hotelin Hay-Adams ku do të qëndrojë deri kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm disa orë para se zoti Obama të mbërrinte në bazën e forcave ajrore, Andrjus, kandidati i tij për postin e Sekretari të Tregtisë, Bill Riçardson, u tërhoq nga posti i ofruar për shkak të një procesi hetimor nga një juri e madhe federale lidhur me kontratat qeveritare.

Zoti Obama tha e pranoi dorëheqjen e tij “me shumë keqardhje”, por guvernatori vuri interesat e vendit në plan të parë, për të shmangur vonesat në plotësimin e vendeve të kabinetit.

Një juri e madhe federale po heton se si një komani në Kaliforni, që ka kontribuar në aktivitetet politike të Guvernatorit Riçardson, fitoi një kontrarë mbi një milionë dollarëshe në Nju Meksiko.

Presidenti i zgjedhur do të përballet me sfida të reja në ditët e ardhëshme, përfshirë edhe takimet me udhëheqës të kongresit sot për të promovuar një plan ekonomik. Udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit e kanë paralajmëruar se nuk do të kenë gati për firmën e tij një plan të gjerë stimujsh ekonomikë pasi të fillojë punën me 20 janar, ashtu siç kishte shpresuar ai.

Presidenti i zgjedhur ka planifikuar gjithashtu të mbajë takime të veçanta me ekipet udhëheqëse demokrate dhe republikane.

Ndërkaq, dy zyrtarë demokratë thanë dje se zoti Obama ka zgjedhur Guvernatorin e Virxhinias, Tim Kein, kryetarin e ardhëshëm të Partisë Demokrate. Kryetari i tanishëm, Hauard Din, ka në plan të largohet nga ai post më 21 janar, një ditë pas inagurimit të presidentit të zgjedhur, Barak Obama.

Zoti Kein bëri një fushatë intensive në Virxhinia për zotin Obama. Një ditë pas zgjedhjeve, guvernatori i Virxhinias, Tim Kein, tha se triumfi i Obamës në këtë shtet, fitorja e parë e një kandidati demokrat për president në 44 vjet, ishte arritja e tij më e madhe që nga mbarimi i shkollës juridike. //iç//

XS
SM
MD
LG