Lidhje

SHBA: Kostoja e jetesës shkak për ndërtimin e shtëpive të vogla


Në kushtet kur e gjithë bota po përjeton kohë të vështira ekonomike, një rritje të kostos së jetesës dhe të ndërtimit të shtëpive, një amerikan ka gjetur një zgjidhje të tijën, për të ndërtuar dhe shitur shtëpi me përmasa tepër të vogla.

80 kilometra në veri të San Fransiscos, në Kaliforninë Veriore, jeton një komunitet rural, i quajtur Sebastopol. Jay Shafer, themelues i Kompanisë Tumbleweed Tiny Houses, jeton dhe punon këtu, në shtëpinë e tij të vogël.

"Ka shumë arsye përse kam vendosur të jetoj në një shtëpi të vogël. Ndoshta para së gjithash ngaqë më kursen kohë. Pra, e gjithë koha që unë do të shpenzoja për të fituar para për pagesën mujore të shtëpisë mund të shpenzohet duke bërë gjëra që më pëlqejnë. Këtu nuk më duhet as të bëj shumë punë shtëpie...".

Mesatarisht, një familje amerikane jeton në shtëpi me hapësirë 200 metra katrore. Shtëpia e Xheit është vetëm 30 metra katrore, ajo është e rehatshme, nuk harxhon shumë energji dhe sipas tij, i ka të gjitha.

"Nuk më pëlqen ideja e çlirimit të tonelatave të gazit në atmosferë. Shtëpia e një amerikani mesatar lëshon 18 tonë gaze nga efekti serrë dhe kjo nuk përfshin gazet e lëshuara nga

Margie O’Driscoll i Institutit Amerikan të Arkitektëve thotë se Amarikanët kanë maninë të grumbullojnë shumë sende në shtëpi, një prirje që ajo mendon se mund të jetë duke ndryshuar.

"Këtu njerëzit punësojnë profesionistë për organizimin e garazhdit, depos, apo dollapit dhe kjo do të thotë se ke shumë gjëra. Atëhere i bën pyetjen vetes: a më duhen vërtet gjithë këto sende? Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që amerikanët t’i bëjnë pyetjen vetes, a më duhen t’i mbaj në shtëpi të gjitha këto gjëra?"

"Kam takuar shumë njerëz, sidomos të rinj, që duan t’i zvogëlojnë shtëpitë e tyre dhe objektet që kanë. Ata thonë: dua t’i heq qafe një pjesë të gjërave, kam psh tre komplete pjatash, ç’i dua të gjitha? Pra kemi të bëjmë me një proces, kur njerëzit thonë, në se kemi problemin e ngrohjes globale, si po ndihmoj unë duke i zëvendësuar llampat me ato fluoreshente?"

Shtëpitë e kompanisë Tortoise Shell janë më pak të përpunuara se ato të Jay Shaferit dhe ato janë më të lira. Por që të dyja këto lloj ndërtimesh janë të izoluara mirë, të dyja mund t’i marrësh me vete me vagon lëvizës dhe të dyja ato janë më se të mjaftueshme për dy persona, që mund të flenë fare mirë në katin e sipërm.

"Dhoma e gjumit mund të kthehet në banjo. Kam këtu një derë tjetër, për ta mbrojtur dritaren nga uji dhe kjo funksionin shumë mjirë. Tualeti është këtu dhe mund të ngre perden plastike, që ajo të mos laget".

Shtëpitë e vogla nuk janë për të gjithë, por Jay Shefer thotë se është i lumtur ta quajë këtë shtëpi të vogël, shtëpinë e tij. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG