Lidhje

Poliçan: Një grua humb jetën nga shpërthimi aksidental


Një grua 45 vjecare humbi sot jetën si pasojë e shpërthimit aksidental të një pjesë municioni në Kombinatin e Poliçanit, ndërsa një tjetër punëtor mbeti i plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit kur jashtë ambienteve ku kryhen proceset e demontimit të municioneve, një grup punëtorësh prej 6 vetësh ndezën një zjarr për t’u ngrohur duke përdorur ambalazhet e municioneve. Por mes tyre është gjednur edhe një element i një gote të djegores të kalibrit 57 milimetra e cila ka shperthyer duke goditur në pjesën e kokës Suzana Kapxhiun e cila më pas humbi jetën gjatë transprtit për në spitalin e qytetit.

Të gjithë punonjësit kishin një përvojë të gjatë pune dhe siç konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes aksidenti nuk lidhet me proceset e demontimit por ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.

XS
SM
MD
LG