Lidhje

Gaza: Izraeli paralajmëron rifillimin e bombardimeve


Aeroplanët izraelitë lëshuan fletushka mbi Rafah në Gazën jugore duke paralajmëruar njerëzit që të largohen nga qyteti kufitar para fillimit të sulmeve ajrore.

Rafah ka të vetmin kalim kufitar ndërmjet teritorit palestinez dhe Egjiptit, por është tërësisht i mbyllur. Gjithashty aty ndodhen shumë lidhje tunelesh ilegale me Egjiptin, që përdoren nga militantët e Hamasit si dhe nga popullsia civile për trafikim. Ushtria izraelite i ka vënë në shenjestër të sulmeve këto tunele gjatë bombardimeve në ditët e mëparshme.

Sot Izraeli i ndaloi sulmet për tre orë për të lejuar një "korridor humanitar" në Gaza si dhe për të lejuar banorët që të furnizohen me artikuj të dokosdoshëm. Gjatë pauzës edhe Hamasi ndaloi sulmet me raketa ndaj Izraelit.

Zyrtarët izraelitë thanë se do të konsideronin armëpushime të tjera në ditët e ardhshme. Programi Botëror i Ushqimit e mirëpriti vendimin e Izraelit për të ndaluar sulmet, por tha se pauza e shkurtër nuk ishte e mjaftueshme. //iç//

XS
SM
MD
LG