Lidhje

Komplet i ri porcelani në Shtëpinë e Bardhë


Zonja e parë Laura Bush paraqiti dje një komplet pjatash porcelani me stemën zyrtare të presidentit Xhorxh Bush, më pak se dy javë para se familja e parë të largohet për në Teksas.

Zonja e parë ishte e kujdesshme të mos të përmendte çmimin prej 493 dollarëshë për kompletin me ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të florinjtë. Ato u paguan nga shoqata historike e Shtëpisë së Bardhë. Laura Bush tha se kompleti i porcelanit ishte porositur disa dite më parë dhe familja presidenciale kishte shpresuar ti përdorte ato, por procesi kishte marrë më shumë kohë.

Ish zonja e parë Hillari Rodham Klinton tregoi gjithashtu kompletin e zgjedhur prej saj pak para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ai komplet dhe një tjetër i zgjedhur nga Nensi Regan janë platat që përdoren tani në mbrëmjet mjaft elegante në Shtëpinë e Bardhë. //rd//

XS
SM
MD
LG