Lidhje

Gazprom: Furnizimet me gaz mund të rifillojnë menjëherë


Bashkimi Evropian thotë se një ekip vëzhguesish kanë arritur në kryqytetin ukrainas Kiev, në atë që mund të jetë një hap kyç drejt rifillimit të furnizimeve me gaz të Evropës perëndimore.

Kreu i firmës shtetërore ruse të energjisë Gazprom thotë se kompania do të rifillojë furnizimet në Evropë sapo Moska dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje përfundimtare mbi mekanizmat që do të mbikqyrin furnizimet me gaz. Ai tha se pret që kjo marrëveshje të arrihet sot.

Kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian do të shkojë në Kiev për të diskutuar anën logjistike të misionit mbikqyrës. Zyrtarët e BE-së po punojnë nga afër me Rusinë dhe Ukrainën për të negociuar rifillimin e furnizimeve me gaz.

Por autoritetet e BE-së kanë paralajmëruar se edhe pasi Moska të rifillojë furnizimet me gaz do të duhen të paktën tre ditë para se gazi të arrijë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. //bsa//

XS
SM
MD
LG