Lidhje

Obama paralajmëron përkeqësimin e gjendjes ekonomike



Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, parajamëroi se gjendja e rëndë ekonomike mund të përkeqësohet më tej nëse Kongresi nuk derdh shuma të shembullta parash në ekonominë amerikane.

Këto komente janë pjesë e përpjekjeve të zotit Obama për të fituar mbështetjen e Kongresit dhe të publikut për paketën e tij të stimujve ekonomikë me kosto prej 800 miliardë dollarësh për një periudhë dy vjeçare dhe që përfshin shpenzime për rrugët, shkollat, kujdesin shëndetsor dhe energjinë. Në të parashikohen gjithashtu shkurtime taksash për bizneset dhe shtresën e mesme të amerikanëve.

Zoti Obama thotë se papunësia mund të ngrihet edhe më tej, të ardhurat për familje mund të bien dhe Amerika mund të humbasë një “brez të tërë mundësish dhe premtimesh”, në qoftë se vendi nuk merr masa të forta për të nxitur ekonominë.//rd//

XS
SM
MD
LG