Lidhje

Agjencia e ndihmave të OKB-së ndërpret operacionet në Gaza



Agjencia e OKB-së për ndihmat në Gaza thotë se i ka ndërprerë operacionet për shkak të rrezikut që i kanoset nga ushtria izraelite.

Njoftimi i sotëm erdhi disa orë pasi zyrtarët e OKB-së njoftua se një shofer i autokolonave të ndihmave u vra nga forcat izraelite. Zyrtarët thanë se lëvizjet e autokolonave ishin koordinuar më parë me ushtrinë izraelite.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, e dënoi sulmin dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Zyrtarët izraelitë thanë se po hetojnë incidentin që ndodhi në ditën e 13 të ofensivës kundër Hamasit.

Shefi i çështjeve humanitare në OKB, Xhon Hollms, tha se situata në Gaza është edhe më kritike se më parë. Ai u tha gazetarëve sot se Ministria e Shëndetsisë njofton se 758 veta janë vrarë, një e treta e tyre fëmijë.

Zoti Hollms tha se ky numër nuk mund të vërtetohet nga burime të pavarura, por shtoi se ishte në përgjitjhësi i besueshëm.

Po sot Kryqi i Kuq akuzoi ushtrinë izraelite se nuk po përmbush detyrimet e ligjit ndërkombëtar humanitar, duke vonuar përpjekjet për të ndihmuarit të plagosurit në Gaza.

XS
SM
MD
LG