Lidhje

CPJ thirrje autoriteteve shqiptare të ndalin përndjekjen e gazetës TemA


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bën thirrje autoriteve shqiptare të ndërpresin përndjekjen e gazetës "TemA", të lejonë gazetarin Mero Baze të kthehet përsëri në ndërtesë,dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Nina Ognianova drejtuese e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore i tha sot Zërit të Amerikës, se mënyra si janë zhvilluar ngjarjet me gazetën "TemA" ngrenë pikëpyetje serioze dhe kërkojnë hetime të hollësishme dhe transparente.

“Pothuajse menjëherë pasi zoti Baze filloi botimin e një seri artikujsh kritikë, në të cilët ngrinte akuza për korrupsion në qeverinë e Kryeministrit Berisha, Kryeministri i kërkoi atij të largohej nga mjediset e një ndërtese qeveritare që i ishte dhënë më parë me qera po nga qeveria”.

Një javë pas këtij urdhëri, vazhdon renditjen e ngjarjeve Ognianova, zotit Baze i shpërthen makina, incident për të cilën policia tha se ishte aksidentale dhe rezultat i një qarku të shkurtër në makinë, ndërsa tani policia ka hyrë në mjediset e gazetës, duke u përpjekur ta nxjerrë gazetarin jashtë.

“Këto ngjarje janë patjetër shqetësuese dhe po pengojnë botimin e gazetës dhe rrjedhimisht po pengojnë përhapjen e informacionit në audiencën shqiptare”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, u bën thirrje autoriteve të Shqipërisë të mos pengojnë më tej punën e gazetës "TemA".

“Autoritetet duhet të lejojnë gazetarin të kthehet përsëri në ndërtesë, të ndalin përndjekjen e gazetës dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre”.

Në vend që autoritet të bëjnë gjithë këto përpjekje për të ndërprerë punën e gazetës, thekson Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve,ato duhet patjetërtë hetojnë incidentin e shpërthimit të makinës së zotit Baze. //iç//

XS
SM
MD
LG