Lidhje

Debate për tregun e naftës në Shqipëri


Në Shqipëri vazhdojnë debatet lidhur me vendimin e qeverisë për të lejuar tregtimin vetëm të naftës D2 të prodhuar në vend nga kompania e sapoprivatizuar ARMO, ndërkohë që ajo e importit nuk mund të hyjë më në tregun shqiptar.

Kryetari socialist Edi Rama pas një takimi me përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve tha sot se vendimi krijon një monopol kërcënues duke kërkuar që qeveria të gjejë një zgjidhje. Por Ministri i Ekonomisë Genc Ruli deklaroi se shqetësimet për konkurrencën janë të ekzagjeruara.

XS
SM
MD
LG