Lidhje

Propozime për ndryshimin e planit të shpëtimit financiar


Gazeta Washington Post shkruan se ekipi ekonomik i presidentit të zgjedhur Barak Obama, po ndryshon me urgjencë paketën e ndihmës financiare prej 700 miliardë dollarësh për ta shtrirë atë përtej firmave financiare të Uoll Stritit.

Sipas artikullit të sotëm, burime të afërta me diskutimet thanë se kandidati për në postin e sekretarit të thesarit, Timothy Geithner dhe këshilltarë të tjerë të zotit Obama po punojnë që paketa e ndihmave, e miratuar nga Kongresi, të përfshijë edhe bizneset e vogla dhe pronarët e shtëpive.

Gazeta shkruan se disa ligjvënës janë të pakënaqur me mënyrën se si administrata e presidentit Bush ka shpenzuar më shumë se 350 milion dollarë nga taksapaguesit amerikanë dhe ka qënë e pasukseshme në çbllokimin e sistemit bankar të kredive. Sekretari i Thesarit, henri Paulson, tha këtë javë se zoti Obama do të vendosë si të shpenzojë gjysmën tjetër të paketës së ndihmave emergjente. //rd//

XS
SM
MD
LG