Lidhje

Greqi: Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve


Sot në Greqi pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve gjatë një marshimi anti- qeveritar në Athinë.

Mijëra mësues dhe studentë dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër reformave në arsim dhe politikave të tjera të qeverisë konservatore. Disa prej protestuesve, që kishin vënë maska, hidhnin gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Nuk pati njoftime për të plagosur.

Protesta e sotme ishte e para që prej trazirave në mbarë vendin në dhjetor, të cilat filluan pas vrasjes nga policia të një adoleshenti dhe vazhduan për dy javë. //rd//

XS
SM
MD
LG