Lidhje

Maqedonia cakton datën e zgjedhjeve parlamentare e vendore


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nënshkroi sot vendimin për zgjedhjet presidenciale dhe vendore që do të mbahen më 22 mars. Ai tha se kjo datë është e pranueshme për të gjithë drejtuesit e partive më të mëdha në vend pas konsultimeve që ka patur me ta. Kryetari i Parlamentit u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të angazhohen për zgjedhje sa më të drejta dhe demokratike si dhe kërkoi që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi. Parlamenti, ndërkohë, miratoi dje një amendament i cili mundëson zgjedhjen e presidentit të vendit me pjesmarrjen e dyzet përqind të votuesve në raundin e dytë. Për t'u zgjedhur në raundin e parë një kandidati për president i duhen më shumë se pesëdhjetë përqind e votave. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet, kurse i kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të Këshillave komunalë - katër vjet. Këto zgjedhje paraqesin një test të rëndësishëm për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.//mm//

XS
SM
MD
LG