Lidhje

Obama: Plani ekonomik synon krijimin e vendeve të punës


Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se plani i tij i rimëkëmbjes ekonomike synon ruajtjen, ose krijimin e 3-4 milionë vendeve të punës deri në fund të vitit 2010. Në fjalimin e përjavshëm në radio, zoti Obama tha se më tepër se 90 për qind e këtyre vendeve të punës ka mundësi të jenë nga sektori privat.

Të tjerat pritet të jenë nga sektori publik, si mësues dhe policë, vendet e punës të të cilëve do të mund të ruhen nga shkurtimet e buxhetit lokal. Presidenti i zgjedhur thotë se shifrat janë nxjerrë nga një analizë mbi ndikimin e planit të tij të rimëkëmbjes ekonomike tek tregu i punës.

Zoti Obama tha se i ka kërkuar ekipit të tij ekonomik të kryejë një studim, në mënyrë që amerikanët të shohin se çfarë do të bëjë plani i tij për ta dhe për ekonominë e vendit, në krizë. Në raport, këshilltarët ekonomikë të zotit Obama paralajmërojnë se shifrat mund të jenë të rrumbullakosura në disa raste, sepse ato bazohen tek paketa ekonomike e hamendesuar, të cilën do të duhet ta miratojë Kongresi.//lk


XS
SM
MD
LG