Lidhje

Rusia dhe BE nënshkruajnë marrëveshje për gazin


Zyrtarët rusë dhe europianë nënshkruan një marrëveshje për kushtet në bazë të të cilave vëzhguesit ndërkombëtarë do të verifikojnë kalimin e gazit rus përmes Ukrainës.

Rusia tha se marrëveshja, e nënshkruar sot në rezidencën e kryeministrit Vladimir Putin pranë Moskës, është me rëndësi kyçe për rifillimin e furnizimeve me gaz të Evropës nga Rusia.

Rusia e miratoi marrëveshjen pas bisedimeve mes kryeministrit Putin dhe kryeministrit çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Europian.

Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga Ukraina që të hyjë në fuqi. Por Kievi është kundër kushteve, duke thënë se ato i japin Moskës kontroll të tepruar mbi sistemet ukrainase të shpërndarjes së gazit.

Ukraina thotë se do ta furnizojë me gaz Bullgarinë dhe Moldovinë nga rezervat e veta, për t’i ndihmuar të dy vendet që janë prekur rëndë nga kriza. //ii

XS
SM
MD
LG