Lidhje

Anija  me emrin e ish presidentit Bush, i bashkohet flotës luftarake


Një anije luftarake amerikane që mban emrin e ish presidentit 84-vjeçar Xhorxh Herbert Bush
i është bashkuar flotës aktive ushtarake amerikane që mban aeroplanmbajtëse me fuqi bërthamore. Presidenti i tanishëm Bush, ndihmoi në aktivizimin e anijes që ndodhet e ankoruar në Virxhinia. Presidenti Bush e quajti mjetin lundrues 6,2 miliardë dollarësh një anije të jashtzakonshme që siç tha ai mban emrin e një njeriu të jashtzakonshëm. Ish presidenti Bush ka qenë pilot i marinës amerikane dhe shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore. Anija është 333 metra e gjatë, rreth 20 kate mbi det dhe mund të mbajë deri në 6000 marinarë dhe marinsa. //mm//

XS
SM
MD
LG