Lidhje

Ndahet nga jeta dr.Zekeria Cana, studiues i shquar shkencor


Në Prishtinë u varros dr. Zekeria Cana, një nga historianët më të shquar dhe veprimtar i njohur i çështjeve shqiptare. Ai ishte 75 vjeç. Dr. Cana u shqua si studiues shkencor, sidomos i zhvillimeve historike të shekullit të 20-të. Gjatë viteve të 90-ta ai ishte një nga përfaqësuesit e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Doktor Cana do të mbahet mend ne veçanti për ndihmesën e dhënë në periudhën e fillimit të viteve 90-të kur shqiptarët e Kosovës organizuan një aksion në shkallë të gjerë për t'i dhënë fund gjakmarrjes. Përfaqësues të lartë institucionesh politike, shkencore e arsimore morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të doktor Zekeria Canës duke e cilësuar atë si njërin ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.//mm//

XS
SM
MD
LG