Lidhje

Olmert: Ofensiva vazhdon deri sa të ndalen sulmet me raketa


Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert tha se ushtria izraelite është duke i përmbushur objektivat e saj në Gazë, por do ta vazhdojë ofensivën kundër Hamasit deri sa të jenë ndalur përfundimisht sulmet me raketa kundër Izraelit jugor.

Zoti Olmert tha sot në një takim të kabinetit se nëse Izraeli do të ndalej, ky do të ishte një shpërdorim i përpjekjeve të bëra deri tani.

Zyrtarë të spitaleve në Gazë thonë se rreth 850 palestinezë kanë vdekur në Rripin e Gazës gjatë 16 ditëve që nga ofensiva ushtarake e Izraelit.

Dëshmitarë okularë thanë se tanket izraelite dhe aeroplanët luftarakë sulmuan sot periferinë e qytetit të Gazës, ndërsa militantët e Hamasit hodhën raketa antitank ndaj forcave izraelite.

Disa palestinezë u vranë në luftimet e sotme në veri të Gazës.
Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë të mos përfillin thirrjen ndërkombëtare për armëpushim në Gazë.

Ushtria izraelite bëri dje një njoftim ku i paralajmëronte banorët e Rripit të Gazës për intesifikimin e mëtejshëm të ofensivës ndaj militantëve palestinezë.

XS
SM
MD
LG