Lidhje

Gazë: Të paktën 20 të vrarë gjatë luftimeve të së dielës


Forcat izraelite po godasin militantët e Hamasit për të 16-ën ditë rresht duke vrarë sot të paktën 20 palestinezë megjithë thirrjet e autoriteteve ndërkombëtare për armëpushim.

Sipas dëshmitarëve, tanke dhe avionë luftarakë izraelitë kanë goditur rrethinat e qyetetit të Gazës ndërsa militantë të Hamasit u kundërpërgjigjën me raketa anti-tank kundër forcave izraelite.

Sipas zyrtarëve mjekësorë në territorin palestinez shumica e të vrarëve janë civilë. Por për arsye të kufizimeve mbi praninë e mediave në Gazë, është vështirë të konfirmohet numri i viktimave. Izraeli thotë se nuk po godet civilë dhe ka akuzuar Hamasin se ky i fundit po hedh raketa nga zona shumë të banuara.

13 izraelitë janë vrarë, mes të cilëve 10 ushtarë dhe tre civilë të goditur nga zjarri me raketa. Zyrtarë spitalorë në Gazë thonë se rreth 850 palestinezë kanë vdekur në Rripin e Gazës gjatë 16 ditëve që nga ofensiva ushtarake e Izraelit. Sipas zyrtarëve gjysma e të vrarëve janë civilë. //mm//

XS
SM
MD
LG