Lidhje

Rusia do të fillojë furnizimet me gaz të Evropës përmes Ukrainës



Rusia thotë se do të rifillojë furnizimin me gaz të Evropë përmes Ukrainës nesër në mëngjes.

Nën-drejtori i firmës shtetërore ruse të gazit Gazprom, Aleksandër Medvedev, e bëri njoftimin sot në Bruksel, ku ministrat e Bashkimit Evropian zhvilluan bisedimet për krizën e energjisë. Ai tha se shpërndarja e gazit do të rifillojë nesër, nëse nuk do të ketë pengesa.

Republika çeke e cila mban presidencën e radhës së BE-së, publikoi menjëherë një deklaratë ku e përshëndeste këtë zhvillim.

Rusia i ndaloi të gjitha furnizimet me gaz përmes Ukrainës javën e kaluar, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Kievin rreth çmimeve dhe pagesave të vonuara. Ndërprerja bëri që disa vende të Evropës lindore të përjetonin temperatura nën zero pa furnizimet e duhura me gaz.

Ekspertët thonë se do të marrë të paktën tre ditë që të rifillojë furnizimi i plotë me gaz.

Para njoftimit të sotëm, Ukraina nënshkroi një marrëveshje të re me Rusinë dhe BE-në, e cila i lejon vëzhguesit e pavarur të mbikqyrin dërgesat ruse të gazit përmes Ukrainës.//rd//

XS
SM
MD
LG