Lidhje

GNK: Grindjet për emrin e Maqedonisë - rrezik për Ballkanin


Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me emrin e kësaj të fundit po vë në rrezik strategjinë evropiane dhe atë të NATO-s për stabilizimin e Ballkanit perëndimor.

Emrin Maqedoni mban edhe një rajon në Greqinë veriore dhe Athina thotë se ky emër nënkupton pretendime territoriale.

Sot, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha se mosmarrëveshja rrezikon përparimin e arritur që nga marrëveshja e vitit 2001, e cila i dha fund dhunës mes shqiptarëve dhe autoriteteve qeveritare në Maqedoni.

Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vitin e kaluar dhe kërcënon të kundërshtojë bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bëri thirrje të dy palëve të marrin masa për rivendosjen e besimit të dyanshëm. Ai i bëri thirrje Maqedonisë të pranojë propozimin e Kombeve të Bashkuara për ta ndryshuar emrin në Republika e Maqedonisë Veriore. //rd//

XS
SM
MD
LG