Presidenti Bamir Topi foli sot me tone të forta për çështjen e pronave.
Gjatë një takimi me shoqatën e të shpronësuarve kreu i shteti deklaroi
se ende vazhdojnë abuzimet dhe korrupsioni e se njerëz që kanë
përfituar më shumë sipas tij flasin për parime dhe legjitimitet. Sipas
kreut të shtetit e njëjta sjellje është vënë re dhe në rastin e ligjit
të dosjeve, duke ju kundërpërgjigjur në këtë mënyrë akuzave që u
drejtuan ndaj tij nga eksponentë të së djathtës për shkak të dekorimit
të një prokurori, dekoratë e cila më pas u tërhoq.