Lidhje

Fillon sezoni i ri i shfaqjes më të famshme televizive “American Idol"


Sonte fillon Sezoni i 8-të i shfaqjes më të famshme televizive në Shtetet e Bashkuara “American Idol”. Një nga të veçantat e këtij sezoni është anëtarja e re e jurisë, Kara Dioguardi, artistja me origjinë shqiptare dhe vajza e ish kongresmenit republikan Xho Dioguardi. Kara do të ketë debutin e saj të parë sonte në konkursin e këngëtarëve të rinj, i cili transmetohet nga rrjeti televiziv Fox.

Pjesëmarrja e Kara Dioguardit si gjykatësja e katërt në "American Idol" e ka ndryshuar dinamikën e shfaqjes. Kara ka qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të konkursit që nga ditët e hershme kur ai filloi të shfaqej në televizion. Prandaj, shumë njerëz mendojnë se Kara do të kontribuojë në përmirësimin e tij.

Kara Dioguardi është kompozitore, këngëtare dhe producente e njohur në zhanrin pop-rok. Ajo ka marrë disa çmime dhe ka qenë e emëruar për çmimin Grammy për këngën më të mirë në vitin 2007 të tekstit të këngës Belinda. (ze)

XS
SM
MD
LG