Lidhje

Administrata e ardhshme Obama dhe ekonomia amerikane


Presidenti i zgjedhur Barak Obama po punon për të bindur kongresin skeptik amerikan që të lëvrojë pjesën tjetër të fondeve të shpëtimit financiar të miratuar disa muaj më parë.

Kritikët thonë se administrata e presidentit Bush nuk ka bërë sa duhet për të siguruar që gjysma e parë e paketës 700 miliardë dollarëshe të shpenzohej me zgjuarësi.

Një këshilltar i lartë ekonomik i presidentit të zgjedhur tha se administrata Obama do të vendosë kufizime më rigoroze në mënyrat e përdorimit të fondeve të ndihmës qeveritare nga ana e bankave.

Ish Sekretari i Thesarit Lleri Samërs sugjeroi kufizime në pagesat e drejtuesve, dividentët e aksioneve dhe blerjen e kompanive të tjera. Ai tha se do t’u jepet më shumë ndihmë pronarëve të shtëpive në vështirësi.

Pjesa e dytë e parave nuk mund të shpenzohet pa miratimin e kongresit kështu që zoti Obama po takohet me demokratët në konges ndërsa këshilltarët e tij po bisedojnë me republikanët. (ze)

XS
SM
MD
LG