Lidhje

Karter: Lidhjet me Kinën, më të rëndësishmet në botë


Ish presidenti amerikan Xhimi Karter tha se marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë më të rëndësishmet në botë.

Zoti Karter i bëri komentet dje gjatë një ceremonie në Pekin me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike zyrtare mes dy ish rivalëve të Luftës së Ftohtë.

Ish presidenti Karter dhe udhëheqësi i atëhershëm kinez Deng Xiaoping e shpallën normalizimin e marrëdhënieve më 1 janar 1979, pas disa vite negociatash të fshehta.

Zoti Karter tha se Presidenti i zgjedhur Barak Obama i kishte kërkuar që t’i transmetonte përshëndetjet e tij personale udhëheqësve kinezë. Ai tha se zoti Obama shprehu angazhimin e tij për të vazhduar respektin e ndërsjellë që dy vendet kanë patur gjatë 30 vjetëve të kaluar.

Në ceremoni mori pjesë gjithashtu Presidenti i Kinës Hu Jintao së bashku me ish diplomatë amerikanë dhe kinezë të cilët luajtën rol në vendosjen e marrëdhënieve. //ii

XS
SM
MD
LG