Lidhje

Presidenti Topi mund të mos shprehet mbi ligjin e dosjeve


Në Shqipëri sot përfundon koha që presidenti Bamir Topi kishte ne dispozicion për të vendosur mbi ligjin e dosjeve të miratuar nga parlamenti në fund të vitit të shkuar. Burime pranë tij i thanë Zërit të Amerikës se kreu i shtetit mund të vendosë të mos shprehet, pra të mos hedhë firmën mbi dekret duke lejuar kështu që ligji të hyjë në fuqi. Ligji i dosjeve i mbështetur vetëm nga të djathtët u shoqërua me polemika dhe kritika të forta të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar sipas të cilëve ai ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore.

XS
SM
MD
LG