Lidhje

Barak Obama: Politika e jashtme do të udhëhiqet nga shpirti dypartiak


Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se politika e jashtme amerikane gjatë administratës së tij do të udhëhiqet nga shpirti dypartiak.

Demokrati Obama foli dje së bashku me zv/presidentin e zgjedhur Xho Bajden dhe senatorin republikan Lindsi Graham, të cilët posa u kthyen nga Kuvajti, Pakistani, Afganistani dhe Iraku.

Zoti Obama tha se grupi terrorist Al Kaida dhe udhëheqësi i tij Bin Laden janë kërcënimi kryesor i sigurisë për Amerikën.

Zoti Bajden bëri thirrje për më shumë burime për Afganistanin dhe paralajmëroi se situata atje do të përkeqësohet edhe më tej para se të ndërrojë për mirë.

Zoti Obama nuk pranoi të fliste shumë mbi planet e tij për politikat e jashtme, duke thënë se vendi ka vetëm një president. Por zoti Obama premtoi se do të jepte më shumë informacione mbi këtë çështje javën tjetër, pas inaugurimit. //lk

XS
SM
MD
LG