Lidhje

Vizita e lamtumirës e Presidentit Bush në Departamentin e Shtetit


Presidenti amerikan Xhorxh Bush bëri sot një vizitë lamtumire në Departamentin e Shtetit, në prag të largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ai u përshëndet me muzikë patriotike dhe duartrokitje të forta. Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi zotit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e Natos, duke e cilësuar këtë si përhapje të lirisë në botë.

Si Sekretarja Rajs, ashtu edhe Presidenti Bush nënvizuan arritjet e administratës aktuale në çështjet globale dhe i bënë thirrje administratës së ardhshme të zotit Obama të vazhdojë përpjekjet për përhapjen e lirisë në të gjithë botën.

Zonja Rajs tha se ky mision duhet të vazhdojë edhe gjatë administratës së ardhshme. Ndërsa Presidenti Bush i bëri thirrje vendit të ruajë besimin në fuqinë transformuese të lirisë. (ze)

XS
SM
MD
LG